EdukimSlider

PREJ SHKAQEVE TË HYRJES NË XHENET

Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, përcjell dhe thotë se i dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të ka thënë: “Më së shumti që i fut njerëzit në xhenet është devotshmëria (frika ndaj Allahut) dhe morali i mirë.”[1]

KOMENTI:

Në xhenet nuk mund të hyet ndryshe pos se me punë të mira, Allahu thotë: “të cilëve engjëjt ua marrin shpirtrat, duke qenë të pastër. U thonë atyre: “Shpëtimi qoftë mbi ju! Hyni në Xhenet, si shpërblim për veprat që keni kryer!.” Sureja Nahl, 32.

Kështu, nuk hyet në xhenet pa vepra, xheneti është i shtrenjtë është i lartë, nuk arrihet me shpresa por me vepra të mira, vepra të cilat janë shkak për të hyrë në xhenet.

I dërguari, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të ka thënë: “Askush nuk do hyjë në xhenet me veprat e tija”, i thanë: As ti o i dërguari i Allahut? Tha: “As unë, pos nëse më kaplon Allahu me mëshirën e Tij, si begati prej Tij.”[2]

Hyrja në xheney është begati nga Allahu dhe mëshirë nga Ai, por Allahu begaton dhe mëshiron besimtarët e punëmirët, andaj, nëse ti e do xhenetin vepro shkaqet, Allahu thotë: “Sa për atë që dëshiron botën tjetër dhe përpiqet për të me gjithë shpirt e duke qenë besimtar, përpjekja e tij do të shpërblehet.” Sureja Isra, 19.

Devotshmëria: Mes teje dhe Allahut, që të veprosh punë të mira e të largohesh nga ndalesat me sinqeritet në Allahun.

Morali i mirë: Mes teje dhe njerëzve, duke krijuar raporte dhe shoqëri me ta, e të jesh me moral të mirë, do e përmendim në një prej shkrimeve ku i dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, lutej dhe thoshte: “O Allah! Sikur që më ke zbukuruar fizionominë time më zbukuro moralin tim.”[3]

Kështu që, moral i mirë është buzëqeshja me njerëzit, të qenit i lehtë me njerëzit, të aftohesh me ta, të mos bëhesh i ftohët e të mos jesh kryelartë, të mos jesh i vrazhdë, ky është moral i mirë, t’i falësh ata me të cilat ke raporte biznesi me ta, të jesh tolerant kur blen e tolerant kur shet, të jesh tolerant në fe në premtime në lëshimë, të kesh parasysh njeriun në vështirësi, të japësh lëmoshë nevojtarit, ky është moral i mirë me njerëzit, e i dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Frikoju Allahut kudo që të jesh, dhe çdo vepër të keqe pasoje me një të mirë, kjo e fundit e shlyen atë, dhe silli me njerëzit me moral të mire.”

Që nëse te njeriu bashkohen këto dy shkaqe, ai meriton të hyjë në xhenet.

Autor: Salih ibn Feuzan el Feuzan

HADITHE MBI MORALIN DHE ETIKËN TË PËRMBLEDHURA NGA LIBRI (BULUG EL MERAM)

HADITHI I DYZET E DY

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

Comments

comments

Close
Close