Rreth nesh

Es-selamu Alejkum Ve Rahmetullahi Ve Berekatuhu

XHAMIA  E  PARË  SHQIPTARE   NË  AUSTRIN E ULËT ( Niederösterreich )

 

I Lartëmadhëruar është All-llahu i cili lëshon mëshire ne cdo vend,dhe për cdo krijesë, 
sic leshoi mëshiren e Tij edhe mbi popullin shqiptare   anembanë Austrisë.

Mëshirë  kjo me të cilen u inspiruan që të organisohen që Amanetin  e All-lau t xh.sh.në Mënyrë të organizuar ta cojnë në vend dhe ta bartin për  gjeneratat e ardhëshme që do të vijnë,në këto troje.

 
    Foto: Atnan Ademi Copyright © 2014

Foto: Atnan Ademi Copyright © 2014Edhe pse ndoshta në fillim, çdo shqiptarë musliman kur ka dale në mergim ka dale me mendim se do të kthehet shumë shpejtë  por ja që fati e edeshti ashtu që ky udhëtim i gurbetit të zgjate me vite,dhe normalisht e kerkonte nevoja qe tash me ky numer aq i madhe shqiptarësh të vendosur nëpër qytete të ndryshme të austrisë ,të organizohen që  Amanetin e All-llahut ,ndjenat islame në menyre të organizuar ti realizojnë.

Ky aktivitet filloi  edhe në  qytetin  e  Kremsit,në ditët e para të mënyrës të organizuar të  kryerjes të obloigimeve fetare si falja e namazit të xhumasë u realizua në bashkepunim me një grup boshnjakësh,në fshatin Gedesdorf,i cili ndodhet në afersi të Kremsit Në këtë xhami shqiptarët e Kremsit me rrethinë  e shfrytëzuan një kohë të shkurte ,edhe atë vetëm për muajinë e Ramazanit të vitit 1993.

Por ky vend ishte shumë i ngushtë për ti nxënë gjithë ata shqiptarë muslimanë,që shprehen deshirën të jenë pjesmarës të themelimit të një instuticioni islam,dhe kështu filluan kërkimet për një vendë pak sa më të gjër dhe me kushte më të mira  ku plotësisht do të mundeshin ti realizojnë detyrat islame.

 

Pas  ramazanit të vitit 1993 dhe në fillim të vitiit 1994, me iniciativen e disa aktivistëve  u gjetë një vend  me sipërfaqe më të madhe për xhami  në  fshatin Engabrunn. Eshtë  interesant të përmendet se deri në themelimin e kesaj xhamie,muslimanët shqiptarë  nuk kishin ndonjë vend të vecant ku do të  tuboheshin për të mbajtur mbledhje dhe për tu konsulltuar,për hallet e ndryshme ,dhe për  themelimin e xhamisë janë konsulltuar nëpër banesat e tyre,dhe kështu pas disa muaj përafersisht kah muaj prill-maj të vitit 1994 filloi me punë Xhamia e parë e shqiptarëve të Kremsit.

 

Gjatë kesaj periudhe numri i anetareve të xhamisë sa vinte shtohej, kështu që mbrenda 7 viteve më  nuk i pranonte kjo xhami dhe kishte nevojë për tu shpërngulur në një vend tjetër.

 

Gjatë kësaj periudhe sic e kemi të njohur të gjithë se trojet tona i kaploi sherri i shkaut,si  në kosovë ashtu më vonë edhe në maqedoni,dhe gjate këtyre persekutimeve dhe lufterave të padrejta kundër shqiptarëve në venëdet tona kjo xhami ka luajtur një rolë jashtëzakonisht të rëndësishem në tubimin e ndihmave te ndryshme,për bashkëatdhetarët nga kosova dhe maqedonia.

Kur Allahu leshon mëshirë me të vërtet  askush nuk mund ta ndale apo pakesoje atë mëshirë,kështu që mbas 7 viteve shqiptarët musliman të punësuar me punë të pëkohëshme në Krems me rrethinë morrën iniciativë që të shpërngulen në nje vend tjetër më të gjërë dhe me kushte  më të mira ku gjenerata e gjenerata do ta kenë atë xhami si vend të  tyre, faktikisht mos rrinë më me qira ,por vendosën që ta  blejn  një  pronë  të  tyre (Vakuf).

Kjo xhami  u blejte në  19-10- 2000 ,dhe pas një kohe të shkurtër u adaptua plotesisht  për tu krye  të  gjitha  obligimet fetare.
Gjate kesaj kohe kjo xhami i tubonte te gjitha xhematet e rrethines,si bashkeatdhetaret nga Hollabruni ,St.Pölteni ,Tullni dhe Melki…
Kështu që pas një kohe të shkurtë Elhamdulilah edhe në St.Pölten dhe Hollabrun u hapën xhamite e tyre
 

 


 
Aktivitet ditore të xhamisë
Në kuadër të xhamise prej të hënës e deri të ejnten  falet namazi i akshamit dhe jacisë me imam. Prej të premtes e deri të dielën falen rregullisht  pesë kohët e namazit
Ligjëratat e të premtes (Hutbeja) është e e rregullt çdo të premte
Kurse çdo të shtunë mbahen edhe ligjerata në tema të ndryshme fetare islame mbas namazit të Akshamit.

Ditëve të diela prej ores 10  deri mbas dite mësohen femijet në mekteb ,numri i te cilëve është  56 nxënës,prej të cilëve 23 veç se kanë filluar me leximin e Kur’anit.

 


Aktivitetet sportive

 

 

Në kuadër të xhamisë ekziston edhe klubi i futbollit. Për çdo vit organizohet turnir tradicional,në të cilin marin pjesë të gjitha xhamitë në Austri.

 

Në kuadër të xhamisë funkcionon edhe restorani,i cili është në shërbim të të gjithë antarëve të xhamisë dhe xhematit nëpërgjithësi.

 

 

Perndryshe duhet të,potencojmë se ky xhemat që i perket kësaj  xhamie me të vërtetë kanë treguar një vetëdije jashtezakonisht,të lartë sa i përket organizimit të jetës islame në një  nivelë me të vërtete shume të lartë. Në fund lusim Allahun mëshirëplot,që të gjithë ata që kontribuan në cilën do formë Ti shpërblejë ashtu si di ZOTI ti shpërblejë ata me të cilët Allahu xh.sh. është i kënaqur. 

 
Të gjitha keto organizime dhe aktivitete,me siguri se nuk do të mund të realizoheshin pa prezencën dhe pjesmarjen e të gjithe juve,qe në forma të ndryshme keni dhënë kontributin e juaj.
Ky institucion,funksionon në bazë të antarësimit te te gjithe shqiptareve musliman edhe te tjerë,kurse në bazë të rregullores këshilli i xhamise e ka për obligim që të pëkujdeset për të gjitha nevojat e anëtarëve,si edukimi i fëmijeve  rreth Islamit,mbajtejen e ligjeratave të ndryshme. si dhe kur ta kerkon nevoja edhe percjelljen e kufomave deri ne vendlindje.

Antarësohuni, jepni kontributin tuaj dhe hyni në grupin e atyre për të cilët Allahu i Madhërishëm në Kur’an thotë: “E drejtë e përkujdesjes së Xhamive të Allahut është vetëm e atij që i ka besuar Allahut dhe ditës së fundit e që e fal namazin, jep zeqatin e nuk i frikësohet askujt pos Allahut. Të tilët do të jenë të udhëzuarit.”(Sureja Et-Tevbe, ajeti 18)
Prandaj,ju drejtohemi te gjtihe atyre qe deri me tashë,pa mare parasyshe arsyet,nuk e kane gjete te rruges qe te jene pjese e kesaj shoqerie,ta bëjne kete sepse me antaresimin e juaj ne kete institucion.ju i keni ndihmuar shtepise së Allahut xh.sh. (Xhamisë) por ne te njejten kohe i keni ndihmuar edhe vetvetes,duke qene të bashkuar dhe te organizuar si institucion ne do te mund ta japim kopntributin tone qe te ruajme identitetin Fetarë dhe kombëtarë.

 “Shembulli i atyre që pasurinë e tyre e japin nga bindja e tyre duke kërkuar kënaqësinë e Allahut, i përngjan një kopshti në një rrafshnaltë që i bie shi i madh, e ai jep fruta të dyfishtë… Allahu sheh atë që veproni.” (Sureja El-Bekare, ajeti 265)

Close
Close