AktiviteteSlider

Seminari për Imanin

Definicioni i Imanit tek Ehlu Sunneti

Të enjten më 8 shkurt 2018 duke filluar nga ora 20:00 në lokalet e Xhamisë Vëllazërimi u zhvillua seminari me titull: “Definicioni i Imanit tek Ehlu Sunneti”.

Ky ishte seminari i katërt me radhë brenda pak kohësh i organizuar nga kryesia e Xhamisë dhe Imami.

Ky seminar ishte i ndarë në dy pjesë . Në pjesën e parë u trajtua shtrirja e Imanit në bindje, fjalë e vepra, ndërsa në pjesën e dytë u trajtua shtimi dhe pakësimi i Imanit.

Seminari ishte interaktiv, i transmetuar në projektor, me pyetje e ndërhyrje edhe nga të pranishmit.

Interesimi ishte relativisht i kënaqshëm, u frekuentua nga grupmosha të ndryshme si nga të rinjtë, moshë e mesme etj.

 

E lusim Allahun e Madhërishëm që t’na jep sinqeritet e begati në fjalë e në vepra! Amin!

Më poshtë po ju sjellim disa nga momentet e seminarit:

Comments

comments

Close
Close