AktiviteteSlider

Tribunë Islame (foto & video)

Roli i familjes në ruajtjen e shoqërisë

Të shtunën e 10 mars 2018, ashtu siq edhe ishte paralajmëruar, u mbajt tribuna Islame me titull “Roli i familjes në ruajtjen e shoqërisë” në lokalet e Xhamisë Vëllazërimi në Krems.

Tribunën e begatoi me prezencën të pranishmit qofshin ata xhemat i Xhamisë Vëllazërimi apo musafir nga vende tjera.

Radio Pendimi realizoi transmetimin e drejtëpërdrejt të programit duke ua mundësuar mijëra besimtarëve të dëgjojnë programin e kësaj tribune nga shtëpitë e tyre kudo që ata ndodheshin në botë.

Kishte program të pasur kulturoro-artistik me lexim Kurani, ligjëratë e këndim ilahish me të cilin program u duk se të pranishmit u ndanë mjaftë të kënaqur.

Programin e moderoi Labinot Alija i cili e bëri hyrjen dhe prezentimin e tribunës, pastaj vazhdoi Haxhi Abdulvehab Feta me lexim Kurani, më pas fjalën hyrëse e mori Imami i Xhamisë, Argjend Xhelili me një ligjëratë të shkurtër “Morali, stoli për besimtarin”.

Për pjesën artistike u përkujdes Seknder Jonuzi i cili vazhdoi me një ilahije.

Ligjëratën kryesore “Roli i familjes në ruajtjen e shoqërisë” e elaboroi hoxha i nderuar Hfz. Shaban Murati i cili me këshilla kuranore, pejgamberike dhe tregime nga jeta praktike e Pejgamberit a.s dhe të muslimanëve të drejtë, shpalosi para të pranishmëve vlerën e familjes, rolin e saj dhe përgjegjësitë tona ndaj familjes.

Për ta relaksuar atmosferën u përkujdes Skender Jonuzi me një ilahije.

Allahu i shpërbleftë të gjithë ata që në çfarëdo mënyre kanë kontribuar në mbarëvajtjen e kësaj tribune dhe të gjithë ata që gjetën kohë të prezentonin ose ta ndiqnin live përmes Radio Pendimit! Amin.

Më poshtë po ju sjellim disa nga momentet e tribunës:

Image may contain: 1 person, screen and indoor

Image may contain: 3 people, people sitting and indoor

Image may contain: 2 people, indoor

Image may contain: 1 person, indoor

Image may contain: 1 person, indoor

Image may contain: 1 person, indoor

Image may contain: 12 people, people smiling, people sitting and indoor

Comments

comments

Close
Close